Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Hansi Flick i sinqertë: Nuk e nisëm mirë ndeshjen, në Milano do të jetë finale para finales

Shkruar nga NEWSPORT
Hansi Flick i sinqertë: Nuk e nisëm mirë ndeshjen, në Milano
Hansi Flick

Barcelona vuajti jo pak ndaj Interit për të marrë një barazim 3-3 në gjysmëfinalen e Champions League. Një ndeshje spektakolare mes skuadrave për të tentur fitoren, teksa pas 90-të minutash, ekipet u “pajtuan” me barazimin, duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.

Pas kësaj sfide ka folur Hansi Flick. Ky i fundit e pranon që skuadra e tij nuk e nisi mirë sfidën, pasi pësoi gol që në minutën e parë, por nënvizon se në sfidën e kthimit do të bëjnë gjithçka për finalen.

Ndër të tjera foli edhe për Lamine Yamal, ku goli i tij ishte shumë i rëndësishëm për të rihapur sfidën.

“Nuk e nisëm mirë, por më pas u rikthyem. Ky është dueli i parë nga dy, duhet ta fitojmë tjetrin në Milano. Ajo do të jetë një finale para finales.

Jemi në gjysmëfinale të Championsit, ku ka ekipe të mëdha me përvojë. Interi e tregoi këtë sot. Ata kishin epërsi në goditjet standarde me katër apo pesë lojtarë shumë të gjatë.

Lamine tregoi rrugën që duhet ndjekur. Ai gol për 2-1 ishte shumë i rëndësishëm. Bëmë një punë të mirë dhe tani duhet të luftojmë deri në fund”, ka përfunduar gjermani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga