
Achraf Hakimi
Barcelona dhe Paris Saint-Germain do të përballen ditën e sotme në kuadër të raundit të dytë të UEFA Champions League. Sfida që do të zhvillohet në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, nis në orën 21:00.
Në prag të këtij dueli ka folur edhe mbrojtësi maroken i PSG-së, Achraf Hakimi. Ai ka theksuar se nuk kanë aspak frikë nga Lamine Yamal, pasi sipas Hakimit, spanjolli do të ketë përballë mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, Nuno Mendes.
“Lamine Yamal do të përballet me mbrojtësin e majtë më të mirë në botë, Nuno Mendes. Ai tashmë ka treguar se është i aftë që ta ndalojë sulmuesin spanjoll”, ka thënë Hakimi.
Poll