Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Goglat e vendosën përballë Real Madrid, Pep Guardiola: Kur luan ndaj ekipeve të mëdha bëshesh më i fortë, mëson se si të fitosh ndaj tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Goglat e vendosën përballë Real Madrid, Pep Guardiola: Kur luan
Pep Guardiola

Ditën e djeshme u hodh shorti i Champions League, ku ekipet pjesëmarrëse në fazën e 1/16-ave mësuan edhe kundërshtarët e tyre. Manchester City do të sfidohet me Real Madri dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e çerekfinales.

Në lidhje me “fatin” e tyre në këtë fazë të Champions ka folur Pep Guardiola. Timonieri i anglezve a theksuar se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Gjithashtu në nënvizuar se sa më shumë të luash kundr një ekipi aq më shumë mëson si të fitosh ndaj tyre.

“Nëse luan shpesh kundër klubeve elitare në Evropë dhe askush nuk mund ta mohojë se Madridi është një prej tyre, kjo të jep përvojë, prestigj dhe dije për mënyrën si ta menaxhosh.

Sa më shumë që luan me ekipet e mëdha, aq më i fortë bëhesh si skuadër. Nuk kam dyshime. Për shembull, nëse humbet kundër një ekipi, sa më shumë të luash ndaj tij, do të mësosh si të fitosh.

Në fund do të jetë një ndeshje vërtet e vështirë, por që kur isha lojtar dhe trajner te FC Barcelona, te Bayern Munich dhe këtu, Madridi gjithmonë ka pasur lojtarë të jashtëzakonshëm.

Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Është ndryshe sepse më parë ishte Xabi Alonso, ndërsa tani është Alvaro Arbeloa aty.

Do të shohim pas rreth dy javësh kur të kemi ndeshjen, por tani është Elland Road, pastaj në mesjavë Nottingham Forest, më pas FA Cup dhe pastaj pas Neëcastle do të kemi kohë të mendojmë për Madridin”, ka përfunduar Guardiola.

Poll

Lexo gjithashtu