Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain do të përballen të mërkurën e 6 majit, në kuadër të gjysmëfinales së kthimit të Champions League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, do të nisë në orën 21:00.
Tashmë UEFA ka vendosur edhe për arbitrin që do të gjykojë këtë supersfidë. Kryesor i këtij dueli do të jetë portugezi Joao Pinheiro, ndërsa asistentët e tij do të jenë dy portugezë të tjerë, Bruno Jesus dhe Licano Maia.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar norvegjezi Espen Eskas. Ndërsa nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Pinheiro do të vijnë italiani Marco Di Bello dhe portugezi Tiago Martins.
Kujtojmë që në “folenë” e tij, Bayerni kërkon përmbysjen e madhe ndaj PSG-së. Sfida e parë përfundoi mes spektaklit me shifrat 5-4 në favor të parisienëve, rezultat që mban në lojë bavarezët.
