Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Gjesti i "turpshëm" pas eleminimit në Champions nga Atletico, Raphinha bën "mea-culpa" në rrjetet sociale

Shkruar nga NEWSPORT
Gjesti i "turpshëm" pas eleminimit në Champions nga
©Football Espana, Barcelona, Raphinha

Eleminimi nga Champions duket se ka lënë pasoja në radhët e Barcelonës, të cilët nuk e kanë kapërdirë largimin në atë mënyrë nga çerekfinalet, edhe pse e fituan ndeshjen e dytë në "Wanda Metropolitano" me rezultatin e ngushtë 2-1. 

Në fund të sfidës, protagonist për keq u bë dhe Raphinha, i cili iu kundërvu keq një tifozi të skuadrës së Atleticos, duke i bërë me shenjë që herës tjetër do të jenë ata që do të shkojnë në shtëpi.

Pasi ky veprim u bë viral në rrjetet sociale, duke shkaktuar një valë reagimesh, sulmuesi blaugrana bëri një hap pas duke kërkuar ndjesë për atë sjellje të nxituar, që sipas tij erdhi nga një moment tensioni dhe se ndjeu mungesë respekti prej personit që iu drejtua në atë moment. 

"Më vjen keq për gjestin tim, nuk pasqyron aspak vlerat dhe karakterin tim. Ndodhi në një moment tensioni pasi po i replikoja një tifozi që po më tregonte mungesë respekti natën e kaluar", ka shkruar në një koment Raphinha. 

Braziliani nuk ia doli t'i ndihmonte skuadrës në të dyja ndeshjet, pasi pësoi një dëmtim serioz në miqësoren e fundit në ndeshjen me kombëtaren. 

Poll

Lexo gjithashtu