Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe
Champions League

Ditën e sotme rikthehen emocionet e Champions League. Turne ky që “gozhdon” tifozët para ekranit të televizorit.

8 ekipe do të përplasin “brirët” mes tyre në ndeshjen e kthimit të “Play-Off”. Padiskutim që do të luajnë “all-in” për kualifikimin në çerekfinale, ndaj spektakli dhe emocionet pritet të jenë të mëdha.

Gjithçka do të startojë me përballjen mes Atletico Madrid dhe Club Brugge në orën 18:45. Përballja e tyre e parë ka përfunduar në barazim 3-3 dhe mbrëmjen e sotme gjithçka është e hapur.

Në orën 21:00 do të zhvillohen 3 takimet e tjera dhe luhen paralelisht. Bayer Leverkusen pret në shtëpi Olmpiacios Piraeus, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduar në favor të ekipit gjerman me shifrat 2-0.

Përballja tjetër është mes Inter – Bodo/Glimt, me zikaltërtit që do të synojnë përmbysjen, pasi janë mposhtur në ndeshjen e parë me shifrat 1-3.

Ndërkohë Newcastle – Qarabag është përballja e fundit e mbrëmjes së sotme. Anglezët janë me një “këmbë” në fazën tjetër pasi kanë fituar sfidën e parë mes tyre me shifrat 6-1.

Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe
 

 

Poll

Lexo gjithashtu