Paris Saint-Germain - Bayern Munich
Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të gjysmëfinales së parë të UEFA Champions League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”, do të nisë në orën 21:00.
Një duel titanësh në Paris, ku përballen dy protagonistët kryesorë për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Kujtojmë që bavarezët e kanë mposhtur një herë PSG-në këtë sezon, në fazën e grupit në Champions, me shifrat 2-1.
Ndërsa sonte, do të luhet akti i parë, për të njëjtin objektiv, finalen e madhe të Budapestit. Parisienët vijnë të plotë në këtë duel, ndërsa Bayern ka mungesa të rëndësishme si Gnabry, Karl, Guerreiro dhe mesfushori Bischof.
Poll
