Barcelona do të luajë të mërkurën ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League përballë Atletico Madrid, në sfidën e përcaktuar për t'u zhvilluar në "Camp Nou" në orën 21:00.
Pas fitores në kampionat me përmbysje 2-1, katalunasit gjejnë sërish Atleticon në duelin "kokë më kokë" në Champions, ku vetëm njëra prej tyre do të ketë shansin të prekë gjysmëfinalen e madhe, aty ku do t'i presë një prej fituesve të çiftit Sporting-Arsenal.
Prag sfidës, kanë qarkulluar disa statistika që tregojnë mentalitetin fitues të trajnerit Hansi Flick i cili në 41 ndeshje zyrtare të luajtura në këtë kompeticion, numëron vetëm 4 humbje, 2 me këtë skuadër dhe 2 të tjera me Bayern Munich.
Të dhëna që mund t'i shkaktojnë të dridhura "djemve" të El Cholo Simeones, i cili ka një provë të vështirë përpara në transfertën blaugrana.
