Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Atletico - Arsenal, sfida që po paragjykohet në rrjet! Pse përplasja e mbrëmjes etiketohet si “anti-futboll”

Shkruar nga NEWSPORT
Atletico - Arsenal, sfida që po paragjykohet në rrjet! Pse
Atletico Madrid - Arsenal

Atletico Madrid dhe Arsenal do të zbresin sot në fushën e lojës, për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, sfidë e cila do të luhet në “Wanda Metropolitano” e që do të startojë në orën 21:00.

Dashamirësit e futbollit do të kenë mundësinë të përjetojnë një tjetër natë magjike, pasi vetë ky kompeticion nuk ofron asgjë tjetër veçse spektaklit të garantuar që të mbërthen para ekranit.

Megjithatë, në sytë e atyre që e admirojnë këtë sport, jo gjithmonë mund të ketë vend për emocione dhe dinamikë, nëse luajnë dy skuadra që sipas tyre, e perceptojnë ndryshe stilin e futbollit të luajtur. Një futboll “të mërzitshëm” ose acarues, i cili me termat modern po shquhet si “haramball”, një taktikë që i jep ekipeve mundësinë të mos bëjnë lojë të hapur dhe të mbyllen në mbrojtje.

Edhe pse skepticizmi ekziston, ndërsa shumë të tjerë e marrin me humor, me idenë se golat do të vijnë në mënyrë episodike dhe pa shkëlqim, ndeshja në Spanjë mund të rezultojë krejtësisht ndryshe.

Askush s’mund të parashikojë me saktësi se si do të vijnë “Los Colchoneros” dhe “Topçinjtë”, ndaj dhe fusha do ta vërtetojë më së miri, nëse këto hipotezat e anti-futbollit qëndrojnë, apo Diego Simenone dhe Mikel Arteta do të përsërisin atë se çfarë realisht ndodhi në stadiumin “Parc des Princes”, mes Parisit dhe Bayern Munich.

Poll

Lexo gjithashtu