Bayern Munich po e mendon seriozisht transferimin e sulmuesit 25-vjeçar të Newcastle, Anthony Gordon. Ky i fundit shihet si i duhuri për të përforcuar ekipin, si zëvendësues i Luis Diaz apo “rival” i tij.
Drejtuesit bavarezë kanë nisur kontaktet e para me palën e futbollistit, duke kërkuar më shumë informacion në lidhje me një transferim të mundshëm. Megjithatë s’do të jetë aspak e lehtë.
Gordon ka kontratë me Newcastle deri në verën e vitit 2030. Ndërkohë që vlera e tij në “Transfermarkt” është 60 milionë euro, por “qymyrxhinjtë” do të kërkojnë më shumë se aq për ta lënë të lirë.
Këtë sezon anglezi ka qenë fantastik, ku deri më tani ka shënuar 17 gola dhe asistuar në 5 të tjerë. Me transferimin e tij, Bayern pret “suksesin” që pati me Diaz dhe Olise, të cilët i mori pikërisht nga Premier League angleze.
View this post on Instagram
