Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Biletat e Kombëtares në tregun e zi, Andi Lila: Është problem edhe për futbollistët, kur ishim në Francë harxhova 12 mijë euro

Shkruar nga NEWSPORT
Biletat e Kombëtares në tregun e zi, Andi Lila: Është

Kombëtarja shqiptare është vetëm 90 minuta larg të bëjë ëndrrën realitet për t’u kualifikuar edhe një herë në finalet e një Europiani. Shqipëria do të përballet me Çekinë në ‘Air Albania’ më 12 tetor dhe fitorja na siguron matematikisht kualifikim.

Entuziazmi është i dukshëm te kushdo dhe interesi për të blerë biletat ka qenë jashtëzakonisht i lartë. Biletat u shitën për punë minutash, ndërsa fenomeni i shitjes së tyre në tregun e zi është në kulmin e tyre. Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, ka folur për këtë çështje teksa zbulon një detaj interesant me një situatë të njëjtë me atë të Euro 2016 në Francë.

“Unë isha vetë futbollist në Euro 2016 dhe kisha të drejtë 2 bileta free, ne atëherë mund të blenim sa të donim. Për 3 ndeshje që zhvilluam në Francë, harxhova 12 mijë euro. Është hall edhe për vetë futbollistët, e jo më njerëzit e tjerë”, tha Andi Lila në emisionin ‘Më lër të flas’ në Top Channel.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga