
Shqipëria do të luajë sot në orën 17:30 përballë Armenisë në një ndeshje miqësorë në stadiumin Air Albania. Kuqezinjtë do të tentojnë triumfin për të mos mbyllur vitin pa asnjë fitore. Pavarësisht se do të vijnë me shumë ndryshime, në “ndihmë” u vjen edhe historia teksa në pesë përballjet direkte kemi marrë tre fitore, një humbje dhe një barazim.
Ndeshja e fundit është historike për ne pasi në 11 tetor 2015, siguruam biletën për në Euro 2016 pas fitores 0-3 në Armeni. Duke parë edhe organikën e ekipeve, bastet kanë parashikuar një fitore të lehtë të Shqipërisë teksa kuotohen me koeficentin e ulët 1.65 ndërsa fitorja e armenëve është 5.5. Barazimi kuotohet me 3.75.
Poll