Vora zhvilloi ditën e djeshme një miqësore luksi përballë gjignatëve të futbollit shqiptar, Tirana, në stadiumin e qytezës së Vorës. Një ndeshje shumë e bukur përpara qindra tifozëve vendas që shijuan një sfidë në një ditë të bukur pranëvere. Fitorja ishte qershija mbi tortë me voranët që mposhtën 2-0 kampionët e Superiores.
[caption id="attachment_686126" align="alignnone" width="344"] Fatmir Prenga ne duel me Filip Najdovskin[/caption]
Pa më të voglin diskutim, heroi i Vorës dhe lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Fatmir Prenga që me dygolëshin e tij i dha fitoren ekipit të tij. Krahas golave, performance e tij në fushë ishte një kënaqësi për syrin e publikut me Prengën që vallëzonte me top mes lojtarëve bardheblu.
[caption id="attachment_686127" align="alignnone" width="334"] Fatmir Prenga kur luante me Laçin[/caption]
I afruar në merkaton e janarit në formë huazimi nga Laçi, Prenga është bërë një pikë kthese për rezultatet pozitive të Vorës ku me 7 golat e tij e ka dërguar ekipin në vendin e parë. Në fund të sezonit, 21-vjeçari duhet të kthehet te Laçi por mbetet të shihet si do të jetë e ardhmja e tij.