Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Bëra vetëm detyrat”, Berisha zbulon ç’ndodhi në fushë: S’më linin tifozët tanë të dëgjoja, po flisja me gjeste me shokët

Shkruar nga NEWSPORT
“Bëra vetëm detyrat”, Berisha zbulon ç’ndodhi

Etrit Berisha ka folur pas barazimit 1-1 të Kombëtares kundër Çekisë. Portieri i kuqezinjve deklaroi për mikrofonin e TV Klan:

“Të them të drejtën kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. E dinim që do kishim kundërshtarë të fortë fizikë. Bëmë mirë detyrat. Nuk kam kritikuar shokët e skuadrës, vetëm kam dhënë sugjerime. Kishte tifozë tanë që nuk na linin të dëgjonim, ndaj bëja me gjestë. Sot ishte një ndeshje e mirë. Mund të kishim fituar edhe me pak fat. Duhet të përgatitemi shumë për ndeshjen e ardhshme. Aty luhet një pjesë e madhe e kualifikimeve.

Pritja? Për mua është gjithmonë ndjenja më e mirë të luaj me Kombëtaren. Kam pasur një periudhë jo shumë të mirë. Jam i lumtur tani sepse gjërat kanë ndryshuar. Gjërat po shkojnë shumë mirë. Po jap maksimumin. Ndihem shumë mirë. Është rrugë e gjatë për t’u bërë. Tani të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga