Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Asist për Milan, Bologna ndal Interin në “San Siro”

Shkruar nga NEWSPORT
Asist për Milan, Bologna ndal Interin në “San Siro”

Interi ka bërë një hap fals në Serie A, teksa është ndalur në barazim nga Bologna. Një sfidë ku ziklatërtit arritën të shënonin që në minutën e 11-të me Acerbin, teksa vetëm 2 minuta më pas Lautaro Martinez do të dyfishonte shifrat.

Por gjithesi kjo nuk mjaftoi, pasi shifrat do të ngushtoheshin që në minutën e 19-të me Orsolinin. Pjesa e parë do të mbyllej 2-1 për Simone Inzaghin. Fraksioni i dytë do të niste më mirë për miqtë, që do të barazonin shifrat me Zirkzee në minutën e 52-të.

VAR-i në minutën e 60-të do të anulonte golin e Sanchez, me rezultatin që mbetet 2-2. Edhe në minutat e mbetura pavarësisht rasteve të krijuara, sërish nuk pati gol dhe në këtë duel ekipet ndanë nga një pikë. Në fakt ky rezultat i shkon për shtat Milanit, që në mbrëmje do të luajë ndaj Genoas dhe do të synojë fitoren për të kryesuar i vetëm Serie A pas ndeshjeve të javës së 8-të.

Kujtojmë se për Asllanin në dispozicion të tij kishte vetëm 7 minuta, kur zëvendësoi në të 83-tën Calhanoglu. Aktualisht Interi ka grumbulluar 19 pikë, ndërsa ndiqet nga Milan me 18 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga