
Futbollisti i Kombëtares Andi Lila ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin "Zona Gol" ku ka diskutuar për kampionatin italian, dëshirën e tij që Napoli të fitojë kampionati, ku shkak bëhet Elseid Hysaj që bën pjesë në këtë ekip.
Ndër të tjera, Lila është pyetur se a mban mënd se sa kartona të kuq ka marrë gjatë gjithë karrierës së tij në Kombëtaren shqiptare. Kësaj pyetjeje lojtari i Kombëtares i është përgjigjur shumë shpejt pa u menduar shumë, duke treguar se kartonin e dytë të kuq e ka marrë ndaj Norvegjisë duke thënë se ka qenë diçka të cilën mund të evitonte.
"Dy janë në total, një me Bosnjen, i dyti i verdhë në Norvegji i cili mund të ishte evituar, të verdhët nuk i mbaj mënd", është shprehur Lila.