
Analisti politik Ilir Kulla ka ndërhyrë në debatin që po bëhët për zgjedhjet për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku në garë deri tani janë dy kandidatura, ajo e presidentit aktual Armand Duka dhe deputetit të Partisë Socialiste Bashkim Fino.
"Nuk e kisha besuar por është fakt, një ish-kryeministër dhe deputet do të bëhet kryetar iFederatës së Futbollit. Vërtetë, vajmedet!" shkruan Ilir Kulla në profilin e tij në facebook. "Dakord jam për rrotacion, por sporti është sport" shkruan ndër të tjera Kulla.
"Sporti është i të gjithëve, ka plot ish-futbollistë e menaxherë që mund të bëjnë këtë punë. Unë kam respekt për Bashkimin, por si politikan ama" shkruan Kulla.
Sot në mbrëmje pritet që Bashkim Fino të shpallë kandidaturën dhe platformën për postin e kreut të FSHF. Po ashtu, ditën e sotme, drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ndërmarrë një tjetër masë "presioni" në këto zgjedhje, duke vënë nën kontroll tatimor nga data 22 janar deri në 7 shkurt, disa klube futbolli.