
Ylber Ramadani me shumë gjasa do të transferohet tek ekipi italian i Leçe që militon në Serie A. Një sinjal largimi i Ramadanit nga klubi i Aberdeen ishte dhe momenti që ai pas ndeshjes së fundit kundër Charlton shkoi tek tifozët dhe hodhi fanellën, pavarëisht se nuk luajti asnjë minutë.
Për këtë temë ka folur vetë trajneri i ekipit të shqiptarit, Barry Robson.
“Ka gjithmonë shumë zëra rreth lojtarëve tanë, por derisa të ndodhë diçka duhet të presim, asgjë nuk po ndodh tani. Do t’ju njoftoj kur të ndodhë ndonjë gjë me Ramadanin. Në rregull? Ai është një makinë fluturuese dhe ne e lam pak pushim, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Livingston”
Poll