
Teuta dhe Elbasani kanë luajtur pasditen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi në barazim 0-0. Pas kësaj sfide ka folur portieri i Elbasanit,Abalora i cili u shpall Lojtari i Ndeshjes.
“Ju falenderoj për çmimin që më dhatë sot. Ne po bëjmë shumë mirë pasi kampionati nuk është i lehtë. Sot ishim të pafat në këtë ndeshje të vështirë. Më vjen mirë që shpëtova ekipin në pjesë të parë. Jam shumë i kënaqur me ata që menaxhojnë klubin dhe ndihem shumë mirë në qytetin er Elbasanit. Kampionati shqiptar është një kampionat ku niveli i futbollit është lartë dhe është i vështirë. Duhet të përshtatem me kërkesat e skuadrës dhe me mënyrën e lojës këtu.”, u shpreh gardiani i Elbasanit Abalora.