
Arsenal ka bërë një ofertë zyrtare për Moises Caicedo. Fabrizio Romano raporton se “Topçinjtë” kanë ofruar plot 70 milionë euro për shërbimet e lojtarit në fjalë. Pas rinovimeve me Trossard dhe Kiëior, Arsenal dëshiron të marrë talentin e Brighton.
21-vjeçari vijon të jetë në krye të listës së Chelsea-it që kërkon me doemos ta “rrëmbejë”. 60 milionë euro nuk e bindën Brighton javë më parë, ndërsa tashmë është Arsenal që është hedhur në sulm për të. Drejtuesit duan ta mbajnë deri në fund të sezonit. Megjithatë diçka e tillë duket jashtëzakonisht e vështirë.
Poll