
Ditë zie te Skënderbeu. Trajneri Ivan Gvozdenovic po përjeton një nga ditët më të errëta, pasi ka humbur babain etij.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka qenë klubi korçar që ka bërë të ditur lajmin, ndërsa i gjendet afër trajnerit në këtë ditë të vështirë duke i shprehur ngushëllimet për humbjen e të atit.
“KF Skënderbeu shpreh ngushëllimet më të sinqerta trajnerit Ivan Gvozdenoviç për ndarjen e parakoshme nga jeta të babait.
Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh mbështetjen maksimale për trajnerin bardhekuq në këto momente të veshtira! U prehtë në paqe!”, shkruan klubi korçar.
Poll