
“Air Albania” brohorit nga tifozër, teksa vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i sfidës me Ishujt Faroe. Kjo përballje e vlefshme për Euro 2024, me kuqezinjtë që kanë prerë biletën për në Gjermani.
Gjithsesi në këtë sfidë Sylvinhi ka bërë disa ndryshime, ndërsa nuk heq dorë nga pikët për ta mbyllur të parërt në grup. Për të folur për ndryshimet që ka bërë në formacion për këtë duel ka folur ndihmësi i brazilianit, Zapaleta.
5 ndryshime? Donim të aktivizonim lojtarët që janë më të freskët, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Sigurisht ndeshja me Moldavinë ishte shumë e fortë dhe kishte shumë ngarkesa për lojtarët, prandaj sot vendosëm për këto ndryshime.
Bajrami dhe jo Muçi? Bajrami luan 10-të klasik dhe na duhej për këtë skemë. Muçi luan më shumë në sulm dhe nuk janë të ngashëm në lojën e tyre, besoj se në pjesën e dytë do të ketë minuta edhe për të.
Lojtarët që janë aktivizuar më pak, do të ketë minuta për ta? Ne kërkojmë pikët për të përfunduar të parët në grup dhe sigurisht që do të ketë minuta për ta. Do të shikojmë edhe Muçolin”, theksoi Zapaleta për "SuperSport".