
Torino 0-4 Napoli (Osimhen 9', 51' Kvaratskhelia 35', Ndombele 68')
Napoli ka arritur të marrë një tjetër fitore sot përballë Torinos. Ekipi i Spalletit fitoi 0-4 dhe është tashmë pranë titullit kampion në Serie A. Gjithçka ishte e lehtë për napoletanët pasi shënuan që në minutën e 9’ me Osimhen. Në minutën e 35’ Kvaratskhelia dyfishoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë ishte sërish Osimhen që shënoi të dytin personale dhe të tretin për ekipin në minutën e 51. Më pas Ndombele vulosi fitoren me golin e katërt në minutën e 68’. Me këtë fitore Napoli shkon në koutën e 71 pikëve pas 27 javësh kampionat.
Poll