Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ “Mora fjalë…”, lojtarët e Egnatias ia marrin këngës në grumbullimin e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Mora fjalë…”, lojtarët e Egnatias ia marrin

Egnatia vijon përgatitjet për debutimin në Europë teksa do të përballen me armenët e Ararat-Armenia më 13 korrik në transfertë. Ekipi ndodhet ende në fazën përgatitore në Turqi teksa ka edhe ditët e fundit përpara se të rikthehen në Shqipëri.

Atmosfera është fantastike dhe kjo pasqyrohet mjaft mirë edhe në drekën e sotme. I gjithë grupi, shqiptarë e të huaj ia kanë marrë këngës legjendare kushtuar heroit kombëtar Adem Jashari, ‘Mora fjalë’. Të udhëhequr nga lideri mbrojtjes, Renato Malota, dhe portieri Bruno Puja, të gjithë lojtarët e tjerë ndjekin me duartrokitje dhe këndim.

Një atmosferë pozitive e cila shpresojmë të ndikojë edhe në fushën e lojës me rrogozhinasit që kërkojnë suksesin në aventurën e parë europiane. Drejtuesit po punojnë për të përforcuar skuadrën teksa grupit do t’i bashkohet së shpejti edhe sulmuesi i ri Isgandarli.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7