
Vllaznia
Ka përfunduar sfida miqësore mes Vllaznisë dhe Kukësit e zhvilluar ditën e sotme në “Loro Boriçi”. Skuadra vendase ka arritur të triumfojë në këtë sfidë miqësore parasezonale.
Vllaznia mposhti Kukësin me rezultatin 4-3 në një sfidë ku u realizuan 7 gola. Lojtarët që shënuan golat për skuadrën e Edi Martinit ishin Sala, Qato, Yago dhe Mensah.
Një përballje kjo që Vllaznia dhe Kukësi kuptojnë se ku janë përpara se të nisë zyrtarisht sezoni në Shqipëri. Shkodranët do të luajnë në Kategorinë Superiore ndërsa verilindorët në Kategorinë e Parë.
Poll