
Teuta
Angleo Tafas është larguar zyrtarisht nga Teuta. Portieri ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me “Djemtë e Detit” në mënyrë surprizuese, duke u larguar kështu vetëm pas një sezoni bashkëpunim.
Teuta e mori Tafas nga Kukësi gjatë merkatos së verës së vitit të shkuar, por vetëm pas një sezoni, gjithçka mbyllet këtu. Është vetë portieri, i cili luajti 32 ndeshje këtë sezon me Teutës, ai që ka njoftuar largimin.
Njoftimi i Angelo Tafas:
Dua të njoftoj për mbylljen e bashkëpunimit me ekipin e KF Teuta. Faleminderit për këtë vit. I uroj presidentitn, stafit dhe lojtarëve suksese në vazhdim.

Njoftimi i Tafas