Florin Bratu është trajneri i ri i Partizanit. “Timonieri” 46-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Metaloglobus Bukuresht në Rumani, për të nisur një rrugëtim të ri me të kuqtë të “Abissnet Superiore”.
Me klubin e Partizanit, Bratu ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, por me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër sezon. Kështu, “Demat” nisin epokën e re me rumunin në krye, një cikël i ri “post-Kërnaja”.
Kujtojmë që ky i fundit u shkarkua nga detyra pak javë para përfundimit të sezonit që lamë pas në Superiore. Ndërkohë që Bratu, ka një karrierë interesante, kryesisht në Rumani.
Ai ka drejtuar Dinamon e Bukureshtit, CS Tunari, Rumani U18, Aerostar, Turris, Concordia, Rumania U21, FC Dinamo 1948 dhe Karmiotissa. Vlen të theksohet se është hera e parë që Partizani ul në stol një trajner rumun.
