Mbrojtësi Renato Halili është transferimi më i fundit te ekipi i Vorës në Superiore. Talenti 18-vjeçar ka luajtur me Shqipërinë U-19, ndërsa vjen nga Italia.
Eksperienca e fundit profesionale e Halilit ishte FC Sudtirol në Primavera të Italisë. Transferimi i mësipërm, i jep më shumë opsione trajnerit Arjan Bellaji në fazën defensive. “Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Renato Halili është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.
Mbrojtësi qendror 18-vjeçar vjen pas një eksperience të rëndësishme në Itali, ku është zhvilluar te Sudtirol, duke kaluar nëpër ekipet zinxhir dhe aktualisht ishte pjesë e Sudtirol Primavera. Me gjatësi 185 cm dhe profil modern në mbrojtje, Halili spikat për sigurinë në duele, leximin e lojës dhe ndërtimin nga prapa.
Renato është aktualisht pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U-19, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e U-16 dhe U-17, një rrugëtim që tregon potencialin dhe vazhdimësinë e tij.
Me talentin dhe potencialin e tij, pritet që Renato Halili të rritet vazhdimisht dhe të zhvillojë më tej cilësitë e tij, duke u bërë një vlerë e shtuar për ekipin në vazhdim”, ka shkruar klubi i Vorës në përshkrimin për lojtarin Halili.
View this post on Instagram
