Sipas raportimeve të fundit, Arsenali dhe Beshiktashi kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për transferimin e Leandro Trossard në Stamboll.
Klubi turk ka siguruar shërbimet e anësorit belg pas një akordi prej 20 milionë eurosh. Trossard, i cili kishte edhe vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me "Topçinjtë", pritet të zyrtarizohet së shpejti si përforcimi më i ri i gjigantëve turq. Vendimi final pritet të merret pas përfundimit të Kupës së Botës, me drejtuesit e Besiktasit që do të zhvillojnë bisedimet përfundimtare me lojtarin në SHBA.
Belgu vjen pas një sezoni mjaft pozitiv, ku luajti një rol kyç në triumfin e Arsenalit në Premier League. Ai e mbylli sezonin duke regjistruar 19 gola dhe asistime në 50 paraqitje, shifra që dëshmojnë rëndësinë e tij në fushë.
View this post on Instagram
