Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vora siguroi qëndrimin në elitë, Starova dhe Mumajesi në të njëjtën mendje: Presidenti ndërtoi një ekip simpatik, puna u bazua tek "uniteti"

Shkruar nga NEWSPORT
Vora siguroi qëndrimin në elitë, Starova dhe Mumajesi në
Foto ilustrim: Igli Mumajesi - Vora - Sulejman Starova

Vora e mbylli në vendin e 7-të me 42 pikë këtë edicion të “Abissnet Superiore”, ku kampionati tha fjalën e fundit në ndeshjet e zhvilluara ditën e dielë, të cilat kompletuan dhe javën e 36-të.

Vorakët mposhtën Bylisin në përballjen direkte për mbijetesën me rezultatin e thellë 5-2, duke bërë realitet një objektiv që “jetonte” që prej nisjes së këtij sezonit tek kjo skuadër.

Paraqitjet e këtij klubi ishin objekt i diskutimit në tryezën e emisionit “Skaner” që transmetohet në MCN Tv, aty ku Sulejman Starova përgëzoi punën e bërë që nis që prej presidentit Albert Xhabaftit, stafit teknik si dhe për lojtarët që performuan në nivelin më të mirë të mundshëm këtë sezon.

“Me një president të zgjuar që ka ndërtuar një ekip simpatik ku iu shtua dhe stadiumi spektakolar do thoja unë për nivelin tonë, i lezetshëm, i vogël. Të kenë të bëjnë dhe këto të tjerat kështu, që ndërtoi një skuadër pa u ndjerë që ka kohë që ka investuar për të pasur një skuadër për të hyrë në Superiore.

Ka ardhur gradualisht, nuk është se u kujtua këtë vit ai për të bërë skuadër, Berti (i referohet presidentit të Vorës Albert Xhabaftit). Është model për të tjerat, duhet përmendur për sistemin zinxhir që e kemi thënë disa herë dhe për të dalë këtu për meritë të tij që i dha këtë mundësinë,

Me zgjuarësinë gjetën dhe një trajner si Bellai i cili e ka justifikuar besimin e presidentit, kanë krijuar një staf simpatik. Një skuadër kompakte bazuar tek kolektiviteti por mbi të gjitha ka nxjerrë si skuadër dhe Kasalla që s’ka patur javë që të mos ketë qenë lojtari më i miri i ndeshjes, pra ka prodhuar dhe lojtarë të mirë.

Kështu që me atë që thamë që të gjithë, jemi me një mendje që kjo skuadër e ka merituar", tha Starova.

Këtij mendimi iu bashkua dhe specialisti i futbollit, Igli Mumajesi i cili u shpreh se skuadra e Bellait mund të quhet pa frikë një vlerë e shtuar për elitën e futbollit shqiptar.

“Vora është një vlerë e shtuar për kampionatin shqiptar. Është një ekip që nuk ka ekzistuar në elitën e futbollit shqiptar, tashmë është aty, është aktuale, është realitet dhe shpresoj të jetë kështu në progresion, të jetë akoma më e fortë dhe realisht është një vlerë e shtuar për mendimin tim për futbollin shqiptar. Ka promovuar lojtarë, i ka rritur vlerën lojtarëve gjatë gjithë ecurisë së këtij kampionati. Kështu që unë kam fjalët më të mira për Vorën”.

Poll

Lexo gjithashtu