Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Vllaznia e ndërtuar që në fillim për titull", Sulejman Starova nuk ka dyshime për shkodranët: Blenë lojtarë me cilësi, oshilacionet u ndodhin të gjithave

Shkruar nga NEWSPORT
"Vllaznia e ndërtuar që në fillim për titull",
Sulejman Starova, emisioni Skaner

Sulejman Starova ka komentuar performancën e zhvilluar të Vllaznisë në këtë edicion futbollistik të "Abissnet Superiore", kampionat që mbylli dhe javën e fundit, atë të 36-të.

Në emisionin "Skaner" në MCNTV, Starova u shpreh se shkodranët janë një skuadër e ndërtuar pikërisht për titullin, ndërsa nënvizoi se problemet me dëmtimet kanë bërë që ata të ndjejnë vështirësi me konkurrencën e shfaqur me skuadrat e tjera. 

"Sapo thua Vllaznia, më ka mbetur në mendje që Vllaznia ka patur një sezon të rregullt. Ka presuar dhe lartë me sistemin që ka zgjedhur. Çdo skuadër ka kaluar oshilacionet e veta. Kështu që shihet se si i bën detyrat skuadra, si sulmon kur ka topin në zotërim dhe në rastet kur e ka humbur. Një pjesë e madhe e Vllaznisë ka qenë me bosht të ulët.

Vllaznia u rregullua që në fillim, një nga kandidatet e para për titullin, mori dhe lojtarë cilësor. Me lojtarë që kanë dhënë garanci. Gjatë kohës i ka vuajtur oshilacionet, ka pasur dëmtime, kundërshtari në anën tjetër bën të vetën si dhe konkurrenca sepse nuk të lë tjetri të fitosh lehtë dhe kjo i ndodhë të gjithave", është shprehur Starova. 

Poll

Lexo gjithashtu