Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ PLAS në Elbasan! Tifozët vendas përplasen me ata të Tiranës, ndërhyn policia

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ PLAS në Elbasan! Tifozët vendas përplasen me ata të
Pamje nga Elbasani

Elbasani dhe Tirana do të përballen sot në kuadër të javës së 36-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 16:00.

Por duket se kjo prag sfide nuk ka qenë aspak e qetë. Mësohet se në rrugët e qytetit të Elbasanit, më saktë pranë stadiumit ka pasur përplasje të dhunshme mes tifozërive respektive.

Tifozët e Elbasanit dhe ata të Tiranës, janë përplasur, siç dihet edhe “rivaliteti” i hershëm mes tyre. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, për të qetësuar disi situatën.

Unifromat blu kanë marrë në dorë situatën duke “blinduar” çdo cep të zonës rreth stadiumit. Kështu, është shmangur edhe përshkallëzimi i dhunës mes dy tifozërive rivale.  

Pamje nga Elbasani / ©Credits Panorama Sport

Poll

Lexo gjithashtu