Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Dhunës në “Elbasan Arena” s’i shmanget dot as Juxhin Xhaja! Arbitri goditet me shishe dhe gota, mburoja ia “shpëton kokën”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dhunës në “Elbasan Arena” s’i shmanget dot as
Momenti kur Juxhin Xhaja goditet me shishe

Sfida mes Elbasanit dhe Tiranës përfundoi me shifrat 1-3 në favor të “bardhebluve”. Prag sfida na “serviri” një dhunë barbare mes dy tifozërve, por skena të tilla kishte edhe përgjatë 90 minutave të lojës.

Në një moment të ndeshjes, arbitri Juxhin Xhaja nuk e duroi dot irritimin dhe sjelljen e tifozëve vendas, të cilët filluan të godisnin gjyqtarët me shishe plastike dhe gota.

Pasi bisedoi me drejtorin sportiv të Elbasanit, Elton Guranjakun, Xhaja u nis drejt tunelit të stadiumit. Aty, gjyqtari i FIFA-s u godit me shishe plastike, teksa u nevojit ndërhyrja e stjuartit me një mburojë në dorë, për të siguruar Xhajën.

Një skenë e “shëmtuar” që prish kështu imazhin dhe emocionet e 36 javëve të kampionatit të “Abissnet Superiore”. Një dhunë që nisi mes tifozëve dhe u mbyll me atë ndaj arbitrit Juxhin Xhaja.

Momenti kur Juxhin Xhaja goditet me shishe

Poll

Lexo gjithashtu