Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Teuta "vishet" jeshil prag ndeshjes me Egnatian, rrogozhinasit "luajnë me nervat" e kundërshtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta "vishet" jeshil prag ndeshjes me Egnatian, rrogozhinasit
Teuta - Egnatia

Egnatia do të përballet me Teutën në transfertë, për llogari të javës së fundit në Abissnet Superiore, e cila do të konkludojë dhe sezonin e rregullt në kampionatin shqiptar.

Prag këtij dueli, rrogozhinasit kanë befasuar jo pak me postimin e fundit në rrjetet sociale, aty ku shfaqet baneri i zakonshëm informues për këtë takim. Një detaj që bie në sy është ngjyra dominante jeshile e cila prek dhe mbretëreshën Teuta, e cila është dhe simbol i logos së klubit.

Mbetet për t’u parë se si do të interpretohet ky “mesazh” në fushën e blertë, kur të dyja skuadrat do të luajnë për objektivat përkatës. Vlen të theksohet se për Teutën pikët janë “jetike”, pasi në të kundërt, do t’i bashkohej Flamurtarit për një rënie nga kategoria.

Poll

Lexo gjithashtu