Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 2-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Nevil Dede.
“E rëndësishme sot ishte që ta luanim “pisët”, jo në profilin e kampionit. Me cilësitë dhe kualitetin, shpresuam që të dilnim para portës. Shpresoj që djemtë kuptuan që jo në çdo moment duhet të shkojmë si favoritë, por edhe të kemi ekuilibra. Ky është një fillim i punës së Tetovës, e falënderoj që kam gjetur këtë ekip. Kjo është për ato dy ditë që kemi punuar bashkë.
Duke marrë parasysh pikat e forta që ka Partizani, sidomos tranzicionet. Ka lojtarë që punojnë shumë përpara. Menduam që të shkonim 3 kundër 3 në mbrojtje, por kjo gjithmonë me një dyfishim nga krahët të Fangajt dhe Jaime. Albanese për mua ka shumë kualitet dhe kërkon të jetë pranë zonës dhe të prekë topin. Besoj që e bëmë mirë, në mënyrën si e kishim trajtuar strategjinë tonë. Partizani donte të bëntë presing, por kemi sulmues të fortë si Buriç.
Albanese duhet të punonte pas kurrizit të mesfushorëve të Partizanit. Donim të ishim në superioritet numerik, ia dolëm. Nuk shënuam çdo aksion, por këta djem kanë cilësi të madhe. Titulli kampion? Një nga fjalitë motivuese që u dhashë lojtarëve, ju thashë që shoh disa burra që mund të bëjnë gjëra të mëdha. Nuk mposhtëm një kundërshtar të lehtë, Partizani ka cilësi me lojtarë të fortë. Kjo është ajo që mua më ngroh.
Gjithsesi, ne jemi kampionët në fuqi, unë pasoj punën e Tetovës, e përshëndes për skuadrën që unë kam gjetur. Do mundohemi që të pretendojmë deri në fund për objektivat, titull dhe Kupë. Për momentin dua që ne të jemi sfidantët. Nuk është se ka kaluar i qetë ky sezon. Por nëse qetësohet mendja, djemtë kanë potencial. Mos harroni, por kishim mungesa sot”, tha Dede. ”, tha Dede.
