Dhuna e paprecedentë mes tifozëve të Elbasanit dhe atyre të Tiranës e vlefshme për javën e fundit të Superiores ka prodhuar dhe nxitur debat të madh për mënyrën e organizimit të kësaj përballje.
Vendasit duhet të kishin marrë parasysh atë që do të ndodhte bashkë me securityn që duhej të kishte kërkuar përforcime nga uniformat blu. Megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi.
Burime për Newsport tregojnë që përplasja ka nisur që në ambientet e jashtme të stadiumit me policinë e pafuqishme për të ndërhyrë perballë atij numri të madh tifozësh. E megjithatë vlen të theksohet se takimi startoi paçka se tensioni qe i pranishëm edhe brenda "Elbasan Arena".
Një ndeshje që luhej për objektiva të ndryshme ku në këtë fund kampionati kjo panoramë e shëmtuar vulos këtë edicion të Superiores.
