Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Rezultat zhgënjyes”, Zhivanaj i mërzitur pas humbjes me Egnatian: Ishin superiorë përballë nesh, ja çfarë ndikoi

Shkruar nga NEWSPORT
“Rezultat zhgënjyes”, Zhivanaj i mërzitur pas humbjes me
Realf Zhivanaj

Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 2-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri i të kuqve, Realf Zhivanaj.

“Një rezultat zhgënjyes, jemi shumë të mërzitur. Kemi pasur Skukën të dëmtuar, Preka, Doumbia, Martinez. Gjithashtu edhe humbja e derbit ndikoi te psikologjia e lojtarëve, largimi i trajnerit, të gjitha bashkë.

Ne ishim brenda objektivave, por kur shkoi 2-0 nuk kishim çfarë të bënim, ishim “all-in”. Egnatia u tregua superiore përballë nesh, i uroj për fitoren”, tha Zhivanaj.  

Poll

Lexo gjithashtu