Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pas Elbasanit, Partizani kërkon “kokën” e Tiranës! Në fushë zbret edhe drejtori sportiv (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Pas Elbasanit, Partizani kërkon “kokën” e Tiranës!
Partizani

Pas rezultateve të luhatshme në Superiore, Partizani ka ndryshuar “fytyrë” në ndeshjet e fundit. Përmbysja e “çmendur” kundër Bylisit në Ballësh dhe fitorja në Elbasan (Kupë) ka rikthyer “buzëqeshjen” te kryeqytetastit.

Sfida e radhës për “Demat e Kuq” është planifikuar të dielën, derbi kundër Tiranës në stadiumin “Arena e Demave”. Në prag të këtij dueli, klubi përmes rrjeteve sociale prezanton fotot nga seancat stërvitore, aty nuk mungoi as drejtori sportiv Agim Ibraimi.

Në rast fitoreje kundër rivalit të “përbetuar”, Partizani do afrohet më shumë me objektivin “Final 4”. Pas 23 javësh Superiore, ekipi i drejtuar nga Oltijon Kërnaja mban vendin e 5-të me 30 pikë, 5 më pak nga Dinamo (vendi i 4-të).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

       

Poll

Lexo gjithashtu