Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe
Vangjel Zguro

Pak orë pas njoftimit për largimin nga ekipi i Pogardecit, duke “braktisur” pogardecarët para fazës Play-Off për ngjitjen në Superiore, ish-kapiteni i liqenorëve Vangjel Zguro ka ndryshuar foton e profilit në rrjetin social Instagram.

Ai shfaqet me fanelën e Partizanit, ndërsa nuk ka një ide të qartë, pra kemi të bëjmë me mundësinë e rikthimit te “Demat e Kuq”, apo thjesht ka nostalgji për skuadrën kryeqytetase.

Mbrojtësi Zguro, aktualisht është pa ekip dhe mund të lëviz pa problem te cilida skuadër  shqiptare apo jashtë. Përsa i takon aventurës te Partizani, 33-vjeçari ka qenë pjesë e tyre në periudhën 2024-2025.

Protagonisti në fjalë ka fituar Kupën e Shqipërisë me Kukësin (2018-2019), titullin me Skënderbeun në Kategorinë e Parë (2022-2023) dhe kampionatin te Struga (2023-2024).    

Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe
Profili i Vangjel Zguros në Instagram


  

Poll

Lexo gjithashtu