Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga derbi i kryeqytetit te “derbi” i kreut, e diela premton spektakël në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Nga derbi i kryeqytetit te “derbi” i kreut, e diela premton
Skuka - Lleshi gjate nje dueli ne derbin Partizani - Tirana

Java e 24-të në Superiore do të mbyllet me 3 ndeshjet e ditës së sotme, aty ku nuk mungojnë as “përplasjet” mes historisë dhe garës për kreun. Në orën 16:30, Dinamo do të pres Flamurtarin.

Fitorja kundër Tiranës në Kupë ka kthyer “buzëqeshjen” te dinamovitët, ndërsa e ardhmja e trajnerit Moriero te vlonjatëtë do të varet shumë nga rezultati i sfidës në fjalë. Në po të njëjtën orën, do të nis edhe derbi i kryeqytetit, Partizani – Tirana.

Një duel mes historisë dhe “nderit”. Fitorja për “Demat e Kuq” do i afronte me zonën e “Final 4”, ndërsa bardheblutë kërkojnë t’i largohen sa më parë rrezikut për rënien nga elita e futbollit shqiptar.

Vllaznia – Elbasani do mbyl javën e 24-të (19:30). Diferenca e ngushtë prej 3 pikësh mes shkodranëve dhe elbasanasve në krye të Superiores, rrit presion tek të dyja kampet.

Nga derbi i kryeqytetit te “derbi” i kreut, e diela premton
Ndeshjet

 

Poll

Lexo gjithashtu