Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Miliona lekë për lojtarët e Tiranës, presidenti Refik Halili “hap thesin” te bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
Miliona lekë për lojtarët e Tiranës, presidenti Refik Halili
Refik Halili

Skuadra e Tiranës po përjeton moment fantastik në Superiore, e përkthyer me 4 fitore dhe 1 barazim në 5 ndeshjet e fundit. Kjo seri mbreslënëse, ka bërë që bardheblutë të dalin nga “zona e ftohtë” e tabelës, aktualisht vendi i 6-të, por ende nuk e kanë siguruar matematikisht mbijetesën.

Sipas informacioneve për media, bëhet e ditur se presidenti i Tiranës, Refik Halili në ndeshjen kundër Partizanit dhe së fundmi me Vllazninë, të gjitha të ardhurat nga biletat i aka adresuar futbollistëve.

Një “strategji” që shpërblen dhe motivon ekipin, ndërsa janë në garë për fatet e sezonit. Ndeshjen e fundit, ekipi i Tiranës luan kundër Elbasanit në transfertë, “test” delikat përballë kryesuesëve. Në rast fitore, bardheblutë e kanë të sigurtë mbijetesën, përndryshe asgjë nuk jep siguri.   

Poll

Lexo gjithashtu