Skuadra e Teutës vazhdon të tregoi “muskujt” edhe në javën e 8-të të Supertiores. Ekipi i Enkeleid Dobit mposhti me shifrat 3 – 2 Flamurtarin, ndërsa ndeshja u mbajt në stadiumin “Niko Dovana”.
Gabriel Gomes shënoi në minutën e 17, duke kaluar në avanatazh vendasit. Në të 29 minutë Arifi dyfsishoi shifrat. Bourard 45+1’ hapi “llogaritë”, por vetëm pak sekonda më vonë, Boçi finalizoi edhe golin e 3-të për Teutën. Kartoni i kuq nga Zogos në minutën e 51 hodhi idenë se ndeshja do të ishte e hapur dhe këtë “teori”, e përforcoi goli i Bolzan në minutën e 57.
Megjithatë, minutat e mbetura nuk dhuruan më gola, teksa Teuta siguron 3 pikët dhe ngjitet në vendin e 3-të, 14 pikë pas 8 javësh. Flamurtari nga krahu tjetër “dergjet” në pozicionin e fundit të tabelës, me vetëm 2 pikë.
Teuta 3 – 2 Flamurtari (Gomes 17', Arifi 29', Boçi 45+3' / Trashi 45+1', Bolzan 57')
Kategoria Superiore: Java e 8-të
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Eldorjan Hamiti
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Selmani, Përgjoni, Gomes, Zogos, Toli, Voltai, Vidal, Maçolli, Boçi, Doka, Arifi. Trajner: Enkeleid Dobi.
FLAMURTARI: Aleksovski, Skuadrone, Telushi, Todoroski, Trashi, Murataj, Ramani, Maksuti, Bourard, Veiga, Guido. Trajner: Françesko Moriero.
LIVE:
90+5' Mbyllet ndeshja në "Niko Dovana", Teuta fiton me rezultatin 3 - 2
57' Bolzan gushton shifrat me gol spektakolar
57' GOL FLAMURTARI! Shënon Bolzan
50' Zogos merr kartonin e dytë të verdhë, Teuta me 10 lojtarë.
45+3' Mbyllet 3-1 pjesa e parë.
45+3’ GOL TEUTA! Shënon Boçi.
45+1’ GOL FLAMURTARI! Shënon Trashi.
29' GOL TEUTA! Shënon Arifi.
23' Albi Doka dëmtohet, largohet me barelë nga fusha.
17' GOL TEUTA! Shënon Gomes.
10' Teuta pranë golit, Aleksovski hero.
6' Përgjoni provon me një goditje me kokë.
3’ Vlonjatët provojnë me Trashin nga goditja e dënimit.
1’ Nis sfida në Durrës, shkelmohet topi i parë.
