Teuta ka fituar në shtëpi përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 3-2.
Për skuadrën mike shënuan Ruçi dhe Buric. Por këta të dy nuk mjaftuan, pasi durrsakët gjetën rrugën e rrjetës 3 herë më anë të Emiliano Vilës dhe dopietës së realizuar nga sulmuesi Daci.
Kështu, “Djemtë e Detit” i shpëtojnë rënies direkte në Kategorinë e Parë dhe mbetet në vendin e 8-të me 42 pikë, në zonën “play-out”. Në krahun tjetër, Egnatia në vendin e 3-të mbetet me 57 pikë.
Teuta 3 – 2 Egnatia (Daci 3', 68', Vila 57'/ Kryeziu 24', Buric 85')
“Abissnet Superiore”: Java 36
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Erjon Bylykbashi
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Selmani, Zhongo, Jazxhi, Daci, Boçi, Kotobelli, Përgjoni, Arifi, Toli, Vila, Wotlai. Trajner: Bledar Hodo.
EGNATIA: Aful, Adjessa, Aliyev, Poçi, De Oliviera, Kryeziu, Duro, Fangaj, Bakalli, Gruda, Ruçi. Trajner: Nevil Dede.
NDESHJA:
90' Mbyllet takimin në Durrës, Tueta 3-2 Egnatia.
68' GOL TEUTA! Shënon Daci.
57' GOL TEUTA! Shënon Vila.
45+2' Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
24' GOL EGNATIA! Shënon Kryeziu.
3' GOL TEUTA! Shënon Daci.
1’ Shkelmohet topi i parë në Durrës, nis sfida mes Teutës dhe Egnatias.
