Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 2-0.
Mbrojtësi azer Aliyev dhe sulmuesi Bakayoko, ishin autorët e golave për kampionët në fuqi. Ata shënuan respektivisht në minutën e 17-të dhe 55-të, duke i dhuruar Nevil Dedes 3 pikët që në debutim.
Kështu, Egnatia “blindon” vendin e tretë me 57 pikë. Në krahun tjetër me 45 pikë, Partizani mbetet i pesti, duke ngelur zyrtarisht jashtë “Final Four”.
Egnatia 2 – 0 Partizani (Aliyev 17', Bakayoko 55')
“Abissnet Superiore”: Java 35
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Florjan Lata
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Tandilashvili, Aliyev, Poçi, Xhemajli, Fangaj, Jaime, Kryeziu, Fernando, Bakayoko, Albanese, Buric. Trajner: Nevil Dede.
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Sembene, Ismaili, Humann, Qaka, Murataj, Isgandarli, Contreras, Sidibe. Trajner: Realf Zhivanaj.
NDESHJA:
90+5' Mbyllet 2-0 ndeshja.
55' GOL EGNATIA! Shënon Bakayoko.
45+3' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
42' GOL EGNATIA! Shënon Fernando, por anulohet për prekje me dorë gjatë aksionit.
17' GOL EGNATIA! Shënon Aliyev.
1’ Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, nis dueli mes Egnatias dhe Partizanit.
