Flamurtari 1 – 1 Teuta (Raso 12', Boçi 62')
Flamurtari dhe Teuta kanë barazuar në stadiumin e Vlorës me rezultatin 1-1, në kuadër të javës së 35-të të Abnissnet Superiore.
Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 12-të përmes Raso dhe me shifrat 1-0 u mbyllën dhe 45 minutat e para të këtij takimi. Në fraksionin e pjesës së dytë, Boci shënjestron saktë kuadratin e portës dhe rikthen ekuilibrat. Gol ky që përcaktoi dhe verdiktet përfundimtare të këtij dueli për mbijetesën.
Me këtë rezultat, Flamurtari shkon automatikisht në Kategorinë e Parë pa pritur javën e fundit duke u kuotuar në 36 pikë, teksa Teuta ka ende shpresë pasi ndodhet një vend më sipër në tabelën e klasifikimit me 39 pikë dhe mund të shpresojë qëndrimin.
“Abissnet Superiore”: Java 35
Stadiumi: “Flamurtari”
Arbitër: Eldorian Hamiti
FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Aleksovski, Raso, Pjeshka, Squadrone, Mbe, Ememe, Veiga, Diawara, Bintsouka, Chantakias, Maksuti. Trajner: Andi Ribaj.
TEUTA: Selmani, Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Daci, Boçi, Kotobelli, Përgjoni, Arifi, Toli, Vila. Trajner: Bledar Hodo.
LIVE:
Mbyllet sfida në Vlorë, Flamurtari 1-1 Teuta.
61' GOL TEUTA! Shënon Boçi.
45'Mbyllet pjesa e parë në Vlorë.
30' Shpëton Flamurtari! Pjeshka i afrohet autogoli, me fat prej shtyllës.
12' GOL FLAMURTARI! Shënon Raso.
8' GOL TEUTA! Shënon Jazxhi, por anulohet për offside.
1’ Shkelmohet topi i parë në Vlorë, nis sfida Flamurtari-Teuta.
