Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Fitore me përmbysje, Teuta i jep fund “krizës” dhe “zhyt” Bylisin e Mirel Josës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore me përmbysje, Teuta i jep fund “krizës” dhe
Teuta - Bylis

Pas serisë së gjatë pa fitore radhazi në Superiore, Teuta mposhti 2 – 1 në “Niko Dovana” Bylisin. Në minutën e 3-të, Aurel Marku kaloi në avantazh ballshiotët, duke fituar kohën ndaj mbrojtësve rival dhe dërguar topin në rrjetë.

Teuta nuk e humbi “fillin”, 2 minuta më vonë barazoi me Ëotlai. Edhe pse të besuarit e Enkeledi Dobit ishin më kërkues në pjesë e dytë, goli i fitores erdhi nga aftësitë individuale të Kotobellit, gol fenomenal përmes goditjes së dënimit në minutën e 57-të.

Pas kësaj fitore, Teuta ngjitet në kuotën e 30 pikë, vendi i 6-të, ndërsa Bylisi i drejtuar nga Mirel Josa “dergjet” në pozitën e parafundit, 19 pikë.  

Teuta – Bylis 2 – 1 (Wotlai 5', Kotobelli 56'/A.Marku 3')

90+5' Përfundon sfida Teuta - Bylis, triumfojnë durrsakët 2 - 1.

56' - Kotobelli dhuron "magji", gol nga goditja e dënimit.

46' - Nis pjesa e dytë.

45+2' - Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1 - 1.

44' - Ozois shpëton nga goli i "sigurtë", pas goditjes me kokë nga Kotobelli.

 

5' - Wotlai "befason" Bylisin, vendos ekulibrat e ndeshjes, 1 - 1.

3' - Aurel Marku zhbllokon shifrat, Bylis në epërsi.

1’ – Shkelmohet topi i parë në stadiumin “Niko Dovana”.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Selmani, Zhongo, Maçolli, Boçi, Kotobelli, Florjan Përgjoni, Runi, Arifi, Vila, Votlai.

Trajner: Enkeleid Dobi.

BYLIS: Ozois, Negru, Adeduro, Kamara, Dimov, Sulovari, Ofori, Marku, Fokam, Arli Përgjoni, Do Karmo.

Trajner: Mirel Josa.

Superiore: Java e 24-të

Stadiumi: “Niko Dovana”

Arbitër: Eldorian Hamiti

Poll

Lexo gjithashtu