Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ende në garë për titullin kampion, te Vllaznia në “qiellin e shtatë”: E bëmë përsëri!

Shkruar nga NEWSPORT
Ende në garë për titullin kampion, te Vllaznia në
Vllaznia

Vllaznia është një nga pretendentet për të fituar titullin kampion të këtij sezoni në “Abissnet Superiore”. E në pritje të sfidave vendimtare të “Final Four”, klubi shkodran krenohet me objektivin e parë të arritur.

Shkodranët do të jenë përsëri në Kupat e Evropës, objektiv të cilin e arrijnë për t gjashtin vit radhazi. Kjo ka mjaftuar që klubi kuqeblu të krenohet me këtë fakt në rrjetet sociale.

“E bëmë përsëri. Gjashtë vite radhazi”, shkruan Vllaznia në faqen zyrtare.

Përsa i përket kampionatit, shkodranët mbajnë vendin e dytë me 60 pikë, 2 më pak se Elbasani kryesues dhe 3 më shumë se Egnatia e vendin të tretë. Vllaznia kërkon titullin pas 25 vitesh.

Poll

Lexo gjithashtu