Superiore
E ardhmja e mesfushorit defenis Dean Liço, duket se është e “destinuar” për rikthimin në Superiore, pas aventurës te Boluspor në Ligën e Parë të Turqisë.
Pas mbylljes së këtij sezoni, 26-vjeçari nuk ka ndërmend të qëndrojë më në ekipin aktual dhe opsioni më i përshtatshëm për korçarin është Skënderbeu.
Gazetari Ildi Merolli ka dhënë lajmin për emisionin “Mega Sport”, se Liço do të vesh fanelën e Skënderbeut prej sezonit të ardhshëm, aty ku skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka do të jetë pjesë e Superiores.
Mesfushori në të shkuarën ka qenë kapiten te “Ujqërit” e Shqipërisë, ndërsa ka luajtur edhe me Partizanin. Vlera e Dean Liços sipas “Transfermarkt” arrin në 700 mijë euro.
Poll
