Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Të 23 lojtarët janë të rëndësishëm për ne”, Bulku: A janë djemtë të motivuar? Po nuk janë sot kur do jenë?

Shkruar nga NEWSPORT
“Të 23 lojtarët janë të rëndësishëm
Ervin Bulku

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë pas pak në orën 20:45 për t’u përballur me Serbinë në Leskovc. Në prag të nisjes së këtij takimi, zv.trajneri Ervin Bulku foli për mediat.

“Mendoj që është një ndeshje shumë e rëndësishme, por jo përcaktuese. Mendoj që e rëndësishme të luajmë për fitore. Të 23 lojtarët në protokoll janë të rëndësishëm për ne dhe kush të futet në fushë do japë maksimumin. E dimë shumë mirëë që Hoxha është shumë i rëndësishmë në Kroaci, është një zgjedhje e trajnerit. Uzuni ka shënuar në SHBA me skuadrën e tij.

Prandaj thashë pak më përpara, të gjithë janë të rëndësishëm. Mendoj që çdo trajner ka dilemat e veta. Uzuni është një lojtar sulmues dhe golashënues që mund të luajë në shumë pozicione. Hoxha është një lojtar 1 kundra 1 shumë i rëndësishëm. E rëndësishme është që skuadra të jetë në ekuilibiër dhe të marrim një rezultat pozitiv që të fitojmë.

Ku do dëshironit të zhvillohej ndeshja në Beograd me atmosferë apo këtu në Leskovc?

Më e rëndësishmë është ajo që do japin çunat në fushë. Nuk mendoj se atmosfera do kishte një ndikim tek ata. Të bëjnë më të mirën.

A janë djemt të motivuar?

Në qoftë se nuk janë sot të motivuar kur do jenë. E kemi thënë gjatë gjithë kohës që të jenë të qetë në kokë.

Broja kundër Pavlovic e ka vënë në vështirësi në duelet 1 për 1.”, u shpreh Bulku.

Poll

Lexo gjithashtu