Sylvinho ka folur para ndeshjes së Shqipërisë kundër Polonisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e Play-Off të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve preku një sërë temash, ndërsa u ndal edhe te vështirësia e kësaj sfide ku do të tentohet me çdo kusht rezultati pozitiv për të shkuar më tej. Tekniku brazilian kërkon të mbajë me këmbë në tokë skuadrën e tij, ndërsa nuk i fsheh cilësitë e kundërshtarit. Para gazetarëve, në konferencën për shtyp, Sylvinho tha:
“Polonia nuk ka një posedim topi të madh, por në tranzicion janë të fortë. Ka lojtarë të shpejtë. Ndaj Holandës kanë pasur ndeshje të madhe, kanë 3 pikë më pak se ata. Janë mësuar të luajnë në Europian, të luajnë në Kupën e Botës. Në tranzicion mund të të shënojnë lehtësisht. Kanë një trajner të mirë dhe janë një skuadër më e mirë se një vit më parë".
Sa i përket Muçit dhe Mehmetit. Kemi bërë disa seanca stërvitore. Nuk e di për zgjedhjen, por janë lojtarë që arrijnë të shënojnë dhe e gjejnë portën. Ne duhet t’i përshtatemi situatës. Nëse i hedhim në fushë mund të bëjnë shumë mirë.
Ndryshimi i Kombëtares me 3 vite më parë? Në fakt këtë duhet ta thoni këtë sepse ju e ndiqni. Unë mendoj se jemi përmirësuar shumë nga 2023. Ka pasur përmirësim skuadra shqiptar, po ashtu edhe Polonia. Sa i përket ndeshjes nëse është më e rëndësishmja për Shqipërinë dhe për mua si trajner, kemi pasur të 2016-tës, por edhe ndaj Serbisë, besoj se po. Duhet të jetë ndër më të rëndësishmet.
Gjumi? Prej dy muajsh thuajse nuk fle. (Qesh)”
